Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën ngjarjen, arrestohet 40-vjeçarja

ina-online
ina-online

3 Shtator, 2023

Amanda Pushani, e cila u vra nga motra e saj, pas një konflikti që nisi në banesë, për të lënë alkoolin, nesër do të festonte ditëlindjen. Fatkeqësisht, ajo humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Ku ndodhi ngjarja?

Amanda Pushani u gjet e pajetë ditën e djeshme (2 shtator) në shtëpinë e saj në rrugën “Hajdar Hidri”.

Çfarë thanë familjarët?

Ishte nëna e viktimës ajo që telefonoi ambulancën dhe i tha se e bija nuk ndihet mirë. Fillimisht ngjarja u tentua të fshihej nga familjarët duke u raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara u konstatua se Amanda kishte ndërruar jetë nga goditja me thikë.

Motivi i mundshëm i ngjarjes

Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr për motive banale, ku motrat fillimisht kanë pasur një përleshje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës.

Çfarë dëshmoi Marsela Pushani në polici

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”./Dosja.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besnik bislimi albin kurti

Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot do të vendosë për evidencën në regjistrat amë

airalb

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

afrim bunjaku

Tragjedia e dytë në familjen Bunjaku, policit të vrarë në veri të Kosovës i kishte vdekur djali para 10 vitesh

dushan janjiq

“Borrell të mos përfshihet, të kyçet NATO…”, analisti serb flet për opsionin e rikthimit në dialogun Kosovë-Serbi

Manastiri Banjskes zvecan

Sot vendoset se si të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

INFO

NA NDIQ