Motrat Berisha i sulmuan vajzën, flet babai i Klea Prengës: I janë dëmtuar nervat e buzës, s’është gati të flasë

Picture of INA
INA

03/09/2024

Mëhill Prenga, babai i Klea Prengës, e cila u sulmua brutalisht disa javë më parë në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka dhënë një prononcim.

Mëhill Prenga, në një komunikim për Euronews Albania, ka thënë se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila sipas tij, nuk është gati ta bëjë këtë.

Ai ka shtuar se goditja vajzës së tij, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë. Gjithashtu, babai i Klea Prengës, kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë”, ka deklaruar babai i Klea Prengës.

Ndërkohë, avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat Berisha është “plagosje e rëndë me dashje”.

Sipas tij, nga shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.

“Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën”, ka thënë avokati.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën, se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.

Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.

Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.

TË FUNDIT
1 ditë
Vesa Vllasaliu: Për çdo fotografi që postoj në rrjete sociale, së pari e pyes babin tim
1 ditë
Rike Roçi së shpejti nuse në Kosovë?
2 ditë
Një film i ri po realizohet nga Luiz Ejlli: E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime?
2 ditë
EMRI+FOTO/ Ledri Vula kapet mat me rë dashurën e re
2 ditë
Pas lajmeve se është ndarë nga Romeo, Heidi Bacit i ndodh e papritura

ME TE LEXUARA

1 ditë
Rike Roçi së shpejti nuse në Kosovë?
1 ditë
Vesa Vllasaliu: Për çdo fotografi që postoj në rrjete sociale, së pari e pyes babin tim

LEXO MË SHUMË

vesa vllasaliu

Vesa Vllasaliu: Për çdo fotografi që postoj në rrjete sociale, së pari e pyes babin tim

rike roci

Rike Roçi së shpejti nuse në Kosovë?

IMG_0598

Një film i ri po realizohet nga Luiz Ejlli: E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime?

ledri vula

EMRI+FOTO/ Ledri Vula kapet mat me rë dashurën e re

Heidi Romeo

Pas lajmeve se është ndarë nga Romeo, Heidi Bacit i ndodh e papritura

luizi kiara

“Do ta paguaj nga xhepi”, Luiz Ejlli ka një surprizë të madhe për fansat e tij dhe të Kiarës

antonela motrat berisha klea

U dhunua nga motrat Berisha, Klea: Nuk kam ndërhyrë në marrëdhënien e tyre

Heidi Romeo

Zbulohet arsyeja e krizës mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt

kiara

Kiara tregon momentin kur e mësoi se është shtatëzënë (video)

INFO

NA NDIQ