Motta: I kënaqur me lojën, jo barazimin. Çfarë pres nga merkatoja?

Picture of Ina Online
Ina Online

15/01/2025

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për mikrofonët e DAZN pas barazimit 1-1 në transfertë kundër Atalantës.

A ishte një rezultat për t’u parë me optimizëm apo jo?

Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me barazimin; luajmë gjithmonë për të fituar. Jam plotësisht i kënaqur me paraqitjen e djemve, ishte një ndeshje e shkëlqyer. Bënë një përpjekje të jashtëzakonshme në fushë dhe krijuam shumë raste. Pësuam një gol, por nuk është e lehtë të mbrohesh kundër Atalantës në shtëpinë e saj. Mirënjohja ime ndaj lojtarëve është edhe publike, jo vetëm brenda grupit.

Sot qendra e sulmit kishte hapësira…

Jam dakord, sidomos kundër një skuadre të vështirë për t’u përballuar. Prisnim që mbrojtja e tyre të ishte ndryshe, por e dinim që do të dilnin përpara dhe duhej të përfitonim nga hapësirat që krijoheshin.

A mund të sjellin këto ndeshje të komplikuara më shumë vetëbesim dhe ndërgjegjësim?

Nuk ka ndeshje të lehta. Në disa raste na ka munguar diçka dhe nuk jemi të kënaqur. Puna jonë e përditshme ka si qëllim fitoren, por disa herë nuk e kemi arritur. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, iu jam mirënjohës sepse po japin gjithçka në një moment jo të lehtë.

A mund të ndihmojë merkatoja?

Sot nuk flas për merkaton. Dua vetëm t’i falënderoj edhe një herë këto lojtarë për paraqitjen e tyre.

Nuk po ju ndahen barazimet…

Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, siç ndodh gjithmonë, pavarësisht periudhës që po kalojmë, por as kësaj here nuk erdhi fitorja. Aplikuam fazën e duhur ofensive, pa iu dhënë referenca kundërshtarëve tanë, duke u përpjekur të sulmojmë thellësinë me lojtarë të ndryshëm. Nuk është rastësi që goli i Kalulu erdhi nga një aksion i përbashkët, ku të gjithë morën pjesë, ku të gjithë kërkonin topin dhe sulmonin kundërshtarin. Shpirti i duhur është gjithmonë aty, këta djem e treguan sërish këtë. Është e vërtetë që barazojmë shumë, nuk mund të jemi të kënaqur me kësi rezultatesh, sepse punojmë çdo ditë për të fituar.

Si është gjendja e Vlahovic?

Dusan është duke u rikuperuar dhe shpresojmë ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Ende ka një shqetësim në shpinë, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e tij për të mos e humbur një kohë më të gjatë. Shpresojmë ta rikuperojmë atë në kohë për sfidën e ardhshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË