Mourinho: Belgët nuk u angazhuan sikurse Eden Hazard

0

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho mendon se Eddard Hazard u la i vetmuar nga bashkëlojtarët te kombëtarja belge.

Franca triumfoi kundër Belgjikës me rezultat minimal 1-0, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës.
“Unë mendoj se lojtarët e Belgjikës do të shkojnë në shtëpi me një ndjenjë të keqe – ndjenjën se mund të kishin bërë më shumë”.

“Një ndjenjë se Hazard është kritikuar më kot pasi që ka provuar gjithçka, por shumë të tjerë janë fshehur, sidomos në 20 minutat e fundit”.

“Shumë prej tyre nuk patën paraqitje të mirë për rastin e madh. Franca ishte e mirë në gjërat themelore, ata u mbrojtën mirë dhe shënuan pasi kontrolluan mirë lojën”.

Franca do të mësojë kundërshtarin e finales së botërorit pas përfundimit të ndeshjes së sotme mes Kroacisë dhe Anglisë.

Theksojmë se kjo është finalja e dytë për francezët brenda dy vjetëve, ku në evropian e 2016-tës pësuan humbje kundër Portugalisë.