Jose Mourinho është suspenduar me dy ndeshje pasi shpërtheu në protesta në humbjen 2:1 të Romës nga Cremonese të martën mbrëma.
Mourinho ishte përjashtuar në fakt që në fillim të pjesës së dytë, pas një përplasjeje verbale që e pati me gjyqtarin e katërt të ndeshjes, kur Roma ishte duke humbur 1:0.
Pasi e kishte shikuar pjesën më të madhe të ndeshjes nga shkallët e stadiumit “Giovanni Zini”, trajneri i Romës vendosi që të ankohej në gjyqtarët e ndeshjes në dhomat e tyre të zhveshjes, pas fundit të ballafaqimit.
Të mërkurën është konfirmuar se ai është dënuar me dy ndeshje.
Roma të dielën luan në “Stadio Olimpico” kundër Juventusit.