Mourinho dhe një shqiptar në ekip? Patjetër që mund të ndodhë!

0

“Mbani frymën, njerëz!” Kështu do ta niste Dritan Shakohoxha komentin e tij për transferimin e një sulmuesi shqiptar te Tottenham.

Besojeni ose jo, Jose Mourinho së shpejti mund të transferojë një të tillë. Zëvendësuesi i Harry Kane pritet të jetë “bomberi” shqiptar Vedat Muriqi. Shtatlarti nga Kosova do të largohet nga Turqia dhe po mendon të luajë në Angli, aty ku ëndërrojnë ta shohin veten shumica e futbollistëve në botë.

Për Muriqin ka interes edhe Lazio i Igli Tares, por Premier League e tërheq më shumë. Imagjinojeni dyshen Jose Mourinho – Vedat Muriqi në një skuadër. Mund të ndodhë, patjetër. Viti 2020 u duk që në mars se do të kishte ngjarje të jashtëzakonshme.