Mourinho: Do t’i thyej rregullat e distancës social, ja përse?

0

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, thotë se është i përgatitur për t’i thyer rregullat e distancës sociale vetëm për ta përqafuar trajnerin e Evertonit, Carlo Ancelotti, transmeton “Zeri.info”.

Tottenhami i Mourinhos do ta presë në shtëpi Evertonin e Ancelottit të hënën në kuadër të Premierligës.

Mourinho ka lavdëruar Ancelottin, të cilin ka thënë se të gjithë e adhurojnë si trajner dhe si person.

“Mendoj se të gjithë në futboll e adhurojnë Carlon si trajner dhe si person”, u shpreh Mourinho.

“Nëse nuk e njihni si person, së paku e njihni si trajner. Më pëlqen aq shumë si person sa që do ta them qartazi, që ai është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në botë në dy dekadat e fundit dhe sigurisht edhe tash”, tha ai.