Mourinho flet për lëndimin e Lukakut, tregon se sa do të mungojë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur rreth lëndimit të sulmuesit të tij, Romelu Lukaku.

Lukaku u lëndua në takimin ndaj Southampton, që United barazoi me rezultatin 0-0, raporton Gazeta Blic.

Lukaku pësoi një dëmtim në kokë, me ç’rast edhe u detyrua të lëshojë fushën.

Rreth këtij lëndimi, ka folur edhe Mourinho i cili tha se ai do të rikthehet së shpejti.

“Nuk është dëmtim serioz. Ai mund të mungojë vetëm edhe javën tjetër”, tha Mourinho./Gazeta Blic