Mourinho: Nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë

INA
INA

13/01/2024

Jose Mourinho mbrojti nderin e tij gjatë konferencës së sotme për shtyp, duke këmbëngulur se “nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë”.

Portugezi është nën presion te Roma, pas eliminimit nga Kupa e Italisë në fazën çerekfinale nga rivali lokal, Lazio.

Mourinho e filloi konferencën e tij për shtyp me një dëshmi të karakterit të tij.

“Unë kam qenë këtu për dy vjet e pesë muaj dhe jam i vetmi person këtu që nuk kam humbur asnjë seancë stërvitore në atë kohë. Për mua nuk ka sëmundje apo humor të keq. Për dy vjet e gjysmë nuk kam bërë asgjë të keqe, madje as disa javë më parë kur të gjithë ishin të sëmurë”, tha fillimisht ai.

“Disa muaj më parë më duhej një ditë për një situatë që nuk kam pse ta shpjegoj. I thashë menaxherit Pinto dhe vendosëm që e nesërmja e derbit të ishte një ditë e mirë. Isha larg Romës për 15 orë. Më duket qesharake ta justifikosh këtë. Nuk pranoj në asnjë mënyrë që të vihet në dyshim profesionalizmi dhe dinjiteti im, zemra për këtë punë. Nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë. Nuk kam humbur asnjë ndeshje në mbi 20 vjet të karrierës sime”, shtoi “Special One”.

Mourinho nuk ishte në disponim për t’u ndalur te disfata kundër Lazios në Kupën e Italisë, duke këmbëngulur se fokusi tashmë është plotësisht te ndeshja e së dielës kundër Milanit.

“Ndeshja ka përfunduar dhe ne kemi humbur. Disa gjëra i bëmë mirë, disa jo aq mirë. Ne i analizuam të gjitha për të përmirësuar lojën tonë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës, ndeshja e së mërkurës ka përfunduar”, tha ai.

Për ndeshjen kundër Milanit, i cili aktualisht gjendet në vendin e tretë në Serie A, Mourinho tha: “Ne përballemi me një ekip që po luan për titullin, i cili e fitoi atë dy vjet më parë. Natyrisht duket se distanca në pikë mes tyre dhe Juventusit dhe Interit nuk është një hendek i lehtë për t’u mbyllur, por është një ekip që ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm për shkak të dëmtimeve. Është një skuadër që sigurisht dëshiron të fitojë pas humbjes në Kupë, e cila ishte një objektiv për ta. Ata do të vënë gjithçka në këtë ndeshje, ata i dinë vështirësitë tona, duket se të gjithë i njohin. Ndoshta disa gazetarë apo komentues nuk i njohin. Të gjithë i dinë vështirësitë tona”.

Ndeshja mes Milanit dhe Romës do të zhvillohet në “San Siro”, me fillim prej orës 20:45.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Ky është problemi i madh, ja pse Xherdan Shaqiri po shkon në gjykatën federale

Mesi ronaldo

Rregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tij

leao

“Kritikat? Futbolli është i tillë”, Leao: Ishte bukur që u riktheva te goli pas 5 muajsh

inter

Inter i pandalshëm në 2024-ën, mposht Atalanta-n dhe numëron fitoren e 11-të radhazi

futboll

Këto janë ndeshjet çerekfinale në FA Cup, dy super përballje

albion rrahmani

“Dua të shënoj 20 gola këtë sezon dhe të fitoj trofe” – Albion Rrahmani flet pas paraqitjes spektakolare ndaj UTA Arad

milan

I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Jasir Asani

VIDEO / Jasir Asani fantastik, goditjet e tij nuk ndalen as në stërvitje

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

INFO

NA NDIQ