Mourinho: “Nuk luajtëm keq, por nuk e meritonim të fitonin 5-1

Trajneri pas ‘manitës’ ndaj CSKA Sofia: “Kjo ndjeshmëria me tifozët, është shumë e rëndësishme për ne”

Pellegrini më tha se do të nënshkruajë në ditët e ardhshme. Ai është një lojtar cilësor, është kapiten dhe do të nënshkruajë një kontratë të re. Kjo ndjeshmëria me tifozët është shumë e rëndësishme për ne.” Kështu është shprehur trajneri i Romës, Jose Mourinho, për mikrofonat e “Sky Sport” në fund të ndeshjes së Conferenca League, të fituar 5-1 kundër CSKA Sofia.

“Ne nuk luajtëm mirë. Po krijohet një ekip, me një grup shumë të fortë. Ne kemi folur tashmë për faktin, se nëse jemi një ekip ndërsa fitojmë, duhet të jemi edhe më shumë kur të vijë humbja. Do të jetë e rëndësishme në atë moment. Por, ne nuk kemi luajtur mirë, nuk më pëlqeu loja jonë “,- u shpreh Mou, i cili më pas shtoi:

“Nuk më pëlqeu cilësia e lojës, mesfusha me pak intensitet, dy mbrojtës të krahut nuk shtynë aq shumë, – theksoi trajneri portugez. – Dhe pastaj humbëm shumë duele mbrojtëse. Nuk mund të them që kemi luajtur keq, por nuk e meritonim të fitonim 5-1. Ishte një rezultat i rëndë për ta”.