Mourinho rrezikon shkarkimin nga Roma?

ina-online
ina-online

07/10/2023

Te Roma janë gati të shkarkojnë Jose Mourinho nëse humbet ndeshjen e së dielës në fushën e Cagliari. Sipas “Corriere dello Sport” rezultatet e këtij sezoni nuk janë në favor të trajnerit portugez dhe se një vendim mund të kishte ardhur që pas disfatës 4 – 1 me Genoa, por presidenti Dan Friedkin ishte bindur nga drejtori sportiv Tiago Pinto që të kthente vendimin.

Në artikullin e shkuar nga drejtori i gazetës Ivan Zazzaroni del edhe emri i zëvendësuesit të mundshëm, ish-trajnerit të Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Hans Flick.

Por sipas agjencisë së lajmeve Ansa klubi e ka mohuar lajmin e të përditshmes sportive italiane, duke shtuar se nuk ka asnjë kontakt me Flick. Roma ka marrë 8 pikë në 7 javë në Serie A shumë pak për një ekip me objektiv që të jetë mes më të mirëve.

Jose Mourinho vitin e kaluar e udhëhoqi ekipin në triumfin në Conference League, duke fituar me rezultatin 1 – 0 finalen ndaj Feyenoord në Tiranë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

muller

Muller largohet nga Bajerni, në garë janë 3 klube nga Seria A

Foto: sportsport.mk

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

inter fiorentina

VIDEO / Fiorentina kalon në çerekfinale mes dramës së penaltive

andrej

Rrëfimi i Pirlos: Firmosa me Realin, ja pse nuk shkova në Madrid

broja

Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

INFO

NA NDIQ