Mourinho akuzoi lojtarët e tij për zhvlerësim të Ligës së Evropës, pas barazimit të djeshëm ndaj Servette.
“Janë të shumtë ata që janë në stol dhe hyjnë në Serie A me një qëndrim të shkëlqyer, por më pas në Europa League duken dembelë dhe nuk duken në fushë. Ka lojtarë që humbën edhe një herë mundësinë për të provuar vlerën e tyre, si Aouar” ka thënë Mourinho pas ndeshjes.
Mourinho ka thënë se e arsyeton Guardiolën për një gjë, duke shprehur irritimin e tij më qëndrimin e lojtarëve të Romës në fushë.
“Nuk ka faj Guardiola. Nëse ai nuk është i kënaqur me një futbollist, ai i thotë lamtumirë, e shkelmon dhe zgjedh një tjetër. Unë nuk mund ta bëj këtë këtu dhe po më kushton” ka thënë Mourinho.