Mourinho sulmon Scholesin, ‘fajtor’ Pogba

0

Jose Mourinho ka kritikuar legjendën e Manchester United, Paul Scholes duke i dalë në mbrojtje mesfushorit Paul Pogba.

Scholes shpeshherë ka kritikuar Pogban por Mourinho ka dhënë reagimin e tij.

“Paul Scholes nuk komenton, ai kritikon”, deklaroi Mourinho pas fitores ndaj Evertonit në Premierligë.

“Por, Pogba nuk ka faj që ka kushtuar më shtrenjtë se Scholes, kështu funksionon tani futbolli”, theksoi ai.

“Mendoj se Scholes do të konsiderohet legjendë si futbollist dhe jo si analist”, përfundoi Mourinho. /Lajmi.net/