Mourinho ‘tallet’ me gazetarin, e sfidon atë

Jose Mourinho është tallur me një gazetar në intervistën pas ndeshjes ndaj Fulham, të cilën e fitoi me rezultat 1-0.

Të enjten, skuadra e drejtuar nga portugezi Mourinho fitoi ndeshjen falë një autogoli të shënuar nga Tosin Adarabioyo, përcjell lajmi.net.

Një gazetar i BT Sport përmendi faktin që kjo është fitorja e dytë radhazi që nga nëntori i vitit të kaluar dhe përgjigja e Mourinhos ishte epike.

Ai i tha gazetarit: “Ju i dini të gjithë statistikat negative”, buzëqeshi Mourinho.

“Unë kam një sfidë për ty – sa ndeshje fitoi Tottenham jashtë shtëpisë një vit para se të mbërrija? Dhe sa ndeshje ka fituar Tottenham jashtë shtëpisë që kur arrita?

Më pas gazetari tha thjesht: “Unë nuk e di [përgjigjen]. A mund të shkoj?”

Jose mund të mos mbajë mend numrat e saktë, por ne mund të jemi shumë të sigurt se ai e di që ai ka një avantazh.

Në 12 muajt e fundit të mandatit të Mauricio Pochettino, Spurs kanë fituar katër ndeshje në Premierligë jashtë shtëpisë, ndërsa ata kanë marrë tetë fitore në ligë që nga ardhja e Mourinho.