Mourinho zbulon klubin që nuk i pëlqen

INA
INA

25 Maj, 2023

Java e Tottenhamit sa shkon e bëhet më e keqe, pasi që Jose Mourinho ka thënë që “Spurs” janë skuadra e vetme në karrierën e tij që ai nuk ka një lidhje të ngushtë me të.

Tottenhami pësoi një goditje të madhe në kërkimin e një trajneri të përhershëm, pasi që trajneri i Feyernoordit, Arne Slot e përjashtoi vetën nga gara për këtë detyrë.

Lajmi erdhi pesë ditë pasi që Tottenhami pësoi humbje 3:1 në shtëpi nga Brentfordi, humbje kjo e cila e largoi skuadrën londineze nga gara për të siguruar një vend në Ligën e Evropës.

Dhe tani, sikur të mos mjaftonin shqetësimet e ardhshme për punën e trajnerit, një nga ish-trajnerët e Tottenhamit ka shprehur pakënaqësinë e tij me përvojën e tij në klub.

Në një konferencë për shtyp për finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas, trajneri i Romës, Mourinho pranoi se Tottenhami ishte i vetmi klub me të cilin ai nuk arriti të mbante një marrëdhënie të mirë.

“Unë e kam krijuar një lidhje tejet të mirë me të gjitha klubet që kam udhëhequr. Ata tallen me mua kur them se jam tifoz i Realit, Interit dhe Romës. Kur të largohem nga ‘Giallorossi’ do të jetë e vështirë. E vetmja skuadër me të cilën nuk kam këtë marrëdhënie është Tottenham”, tha Mourinho.

“Shpresoj që fjalët e mija të mos keqinterpretohen nga tifozët e Tottenhamit, por ky është klubi i vetëm që nuk kam marrëdhënie të mira. Ndoshta sepse stadiumi ishte bosh në kohën e Covid dhe sepse presidenti Levu nuk dha shumë”, shtoi më tej Mourinho.

Aventura e Mourinhos te Tottenhami mori një fund dramatik në prill të vitit 2021, vetëm disa ditë para se skuadra kishte planifikuar të luante finalen e Carabao Cup kundër Manchester Cityt.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

roma

Roma siguron Europa League, Juve shkon në Conference League

real-madrid

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

benzema

Ancelotti për Benzeman: Na tregoi për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi këtë mëngjes

ibrahimovic

Zyrtare: Zlatan Ibrahimoviq pensionohet nga futbolli

milot rashica

Rashica shpërthen në lotë me këngën e Shkurtes dhe flamurin e Kosovës në stadiumin e Stambollit (VIDEO)

barcelonaa

Celta Vigo mposht Barcelonën

IMG_2042

Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare

mesi-argentina

Gazetari argjentinas zbulon të ardhmen e Messit

futboll

Këto janë ekipet që shkojnë në garat evropiane dhe ato që bien nga Ligue 1

INFO

NA NDIQ