I dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e këngëtarit, Mozzik, është arrestuar nga policia në mbrëmje. Nga mediat në Kosovë mësohet nga burime se ai është kapur pas aksidentimit me veturë në Bibaj, derisa kishte provuar që të ikte nga policia.
Siç kuptohet më tej, në ndjekje të tij janë vënë edhe Mozikk dhe vëllai i tij Getinjo. Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer vjedhjen në shtëpinë e Mozzik, ku është raportuar se kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Mediat kanë kontaktuar edhe me zyrën për media të policisë në Ferizaj dhe është në pritje të konfirmimit.