Mozzik publikon këngën e re “Shko”

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Shko” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Projekti, që është njëherësh i dyti në albumin e tij të radhës, solli artistin në një paraqitje të mahnitshme skenike.

Teksti është shkruar nga vet Mozzik, kurse për producimin është përkujdesur Rzon dhe ‘Pëllumb beats’.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë është bërë nga kompozitori i njohur nga Maqedonia, Darko Dimitrov.

Videoklipi i është besuar “Sekuencë”, gjersa të plotë tanimë e gjeni në kanalin e Mozzik në YouTube.

Projekti paraprak i Gramos Aliut (emri i vërtetë) mbetet “Bonjour Madame” në duet me reperin Noizy.