Mozzik rrokulliset me motor në Brezovicë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi ferizajas publikoi për fansat e tij në Instagram disa fotografi të reja, ku shihej teksa ka kaluar një ditë rekreative në Bjeshkët e Brezovicës.

Mirëpo jo gjithçka ka shkruar mirë pasi pas një shëtitje 30 minutëshe, ai ka pësuar një rrokullisje të vogël me motor.

Këtë ai e ka treguar përmes një videoje të publikuar në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “30 minuta më pas”.

Ndërkohë në fotografinë e radhës, 25-vjeçar ka treguar shokun e tij që po e shoqëronte, teksa bën përpjekjet e tij për të dalë nga motori i rrokullisur.

Megjithatë ky aksident i vogël ka shpëtuar pa lëndime dhe reperi madje e ka shfrytëzuar rastin për t’i kth’er postimet e tij në qesharake, për mënyrën se si përfundoi shëtitja e tij.