Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria i mituri, që sipas tyre, ka larguar tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se i mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, sipas njoftimit, SPB- Kumanovë do të bëjë kallëzim penal sipas nenit 319 të Kodit Penal.
“Zyrtarët e policisë në SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria një të mitur 17 vjeçar nga Kumanova, duke vepruar sipas kallëzimit të pranuar më datë 29.11.2024 në ora 09:05, se është larguar një tabelë nga zyra e Konsullatës së Republikës së Serbisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, që ndodhet në Kumanovë”, thonë nga MPB.