Ministria e Brendshme ka shpallur një tender të ri për furnizime me “xhemperë” të policëve. Nuk nënvizohet sasi e furnizimit, por shuma e tenderit është 10 milionë denarë. Ky është tenderi i radhës i MPB-së pas atij me furnizimin me makina dhe tenderi i radhës për uniformat e reja të pjesëtarëve të policisë, informon INA.
Ndërsa pak ditë më parë, po ashtu MPB ka shpallur konkurs për pranimin e 47 punonjësve që do të angazhohen në shërbime të ndryshme në këtë ministri. Në këtë konkurs nuk dihet se sa është përcaktuar që të pranohen përfaqësues shqiptarë. (INA)