MPB-ja kontrollon autobusët e nxënësve, 34 automjeteve u merret e drejta e transportit! Kontrolle edhe ndaj nxënësve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2022

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë javës që lamë pas, ka filluar aksion shtesë për sanksionim të transportuesve të nxënësve të angazhuar nga shkollat dhe në transportin publik.

Synimi, siç sqarojnë nga dikasteri i rendit, ka për qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe zbatueshmërinë në praktikë të ligjeve.

Gjatë periudhës prej 03 deri 04.02.2022 janë kontrolluar 712 vetura të cilët kryejnë transport publik të fëmijëve drejt shkollave në 212 lokalitete, transmeton TV21.

Janë konstatuar 44 vepra penale – kryerjen e transportit pa dokumentacion përkatës dhe 121 shkelje që dalin nga Ligji për siguri në komunikacion, Ligji për vetura, Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse dhe të ngjashme.

“Nga komunikacioni janë shkëputur 34 vetura për shkak të parregullsisë teknike dhe lëshimeve të tjera. Gjatë kohës së kontrolleve në rajonet e të gjitha Sektorëve të punëve të brendshme, janë legjitimuar 835 shkollarë të mesëm, kurse janë kryer 4.386 kontrolle te fëmijët në lidhje me Respektimin e Ligjit për armë, Ligjit për drejtësi të fëmijëve dhe Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Ndaj të gjithë shkelësve do të shqiptohen kallëzime përkatëse pas dokumentimit të rasteve./TV21

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

INFO

NA NDIQ