MPB-ja publikon shpallje për praninin e 600 policëve të ri

INA
INA

10 Gusht, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme sot publikoi shpallje publike për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 kandidatë në vendin e punës polic, në pajtim me nevojat organizative, në pajtim me dispozitat e Ligjit për punë të brendshme dhe policinë, si dhe në pajtim me aktet përkatëse nënligjore.

Në të vërtetë, për vendin e punës polic në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup kërkohen 300 kandidatë, në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër janë hapur vende për 100 kandidatë, pranimi i 30 kandidatëve është mundësuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, nga 20 kandidatë është mundësuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë, në Sektorin e Punëve të Brendhsme Kumanovë, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip, në Departamentin për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara dhe në Qendrën Rajonale “Veri” dhe në Qendrën Rajonale “Perëndim”. Nga 15 kandidatë kërkohen në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir dhe në Sektorin e Punëve të Brendshme Veles, kurse nga 10 kandidatë në Qendrën Rajonale “Lindje” dhe Qendrën Rajonale “Jug”.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura në shpallje, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta, edhe atë gjatësinë e nevojshme trupore të më së paku 175 cm (meshkujtë), 165 (femrat) dhe përgatitje të lartë individuale, kurse në dokumentacionin e nevojshëm si dëshmi për plotësimin e kushteve të nevojshme për vendin e punës janë edhe certifikatë nga libri amë i të lindurve, diplomë për përfundimin katërvjeçar të arsimit të mesëm dhe dy fotografi (3,5 сm х 4,5 сm), si dhe deklaratë të nënshkruar me të cilën vërtetohet se i njëjti nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike.

Pas procedurës të zbatuar për selektim, e cila përfshin selektim admiminstrativ të dokumentacionit të parashtruar, kontrollimit të shkathtësive motorike (për meshkujtë: së paku 9 “pompa” në harkun kohor prej 10 sekondave, së paku 16 “ngritje e trungut nga pozita” në harkun kohor prej 30 sekondave, “kërcim në largësi nga vendi”, me gjatësi minimale të kërcimit prej 220 cm, “vrapim 20 metra” për më së paku 3,35 sekonda, “vrapim 100 metra” për më së paku 15 sekonda dhe “vrapim 1500 metra” për më së paku 5.25 minuta, dhe për gra së paku 6 “pompa” në interval prej 10 sekondave, së paku 12 “ngritje e trungut nga pozita“ në harkun kohor prej 30 sekondave, “kërcim në largësi nga vendi”, me gjatësi minimale të kërcimit prej 160 cm, “vrapim 20 metra” për më së paku 3,50 sekonda, “vrapim 100 metra” për më së paku 18 sekonda dhe “vrapim 800 metra” për më së paku 3 minuta, dhe kontrollime tjera të përcaktuara nga ana e Komisionit), pastaj test për integritet dhe test psikologjik, test nga arsimi i përgjithshëm, inervistë, kontrollim i sigurisë dhe kontrollime shëndetësore.

Kandidatët e zgjedhur për policë lidhin marrëveshje për trajnim bazik për policë në kohëzgjatje prej një viti, i cili do të realizohet në Qendrën për Trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në të shkojnë 10% numër më i madh i kandidatëve për policë nga numri i vendeve të lira për të cilën është publikuar kjo shpallje, përkatësisht në Qendrën për Trajnim do të dërgohen gjithsej 660 kandidatë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë, duke e llogaritur edhe vetë ditën e publikimit. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dërguar me vonesë nuk do të merret parasysh.

Inkurajohen kandidatët të vizitojnë ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme www.mvr.gov.mk, prej nga mund të marrin më shumë informata për funksionet, kompetencat si dhe fushëveprimi i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshe, thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

INFO

NA NDIQ