Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar lidhur me ndalimin e Drin Ahmetit, nipit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në qendër të Shkupit.
Sipas njoftimit, në makinën e ndaluar thuhet se janë sekuestruar 749 mjete piroteknike, një person është arrestuar
“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajaz-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thekson MPB.(INA)