MPB jep detaje se si u gjet e vdekur aktorja shkupjane

0

Ministria e Brendshme ka dalur me një raport lidhur me vdekjen e aktores dhe ish-kryetares së Kisela Voda në Shkup, Biljana Beliçanec. Sipas raportit, viktima është gjetur nga bashkëshorti i saj.
“Më 6.04.2019, rreth orës 22.30, S.M (bashkëshorti) ka lajmëruar në stacionin policor Qendër në Shkup se ka gjetur bashkëshorten e vdekur në banesën e tyre”, thekson raporti. Më tej nënvizohet se bashkëshorti e ka gjetur bashkëshorten e tij të varur me litar. Nga ana e ekipit të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja e saj dhe se me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion. (INA)