MPB po i ndalon të gjithë personat që në çfarëdo mënyre kanë lidhje me organizimin e ngjarjes në diskotekën private në Koçan.
Ngjarja fatale ka ndodhur mbrëmë në orën 3 të mëngjesit, kur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike ka rënë zjarr në diskotekën ‘Puls’, ku dyshohet për 50 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.
MPB po i ndalon të gjithë të ata që kishin lidhje me organizimin e ngjarjes fatale në Koçan.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria Publike e RMV-së, ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.
Nga Prokuroria, kanë thënë se tashmë po përcaktohet numri i viktimave dhe të plagosurve nga zjarri.
“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan. Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, thonë nga Prokuroria.(INA)