MPB ndjekje penale kundër komunave të Tetovës dhe Çairit, si dhe kryetarëve të tyre

ina-online
ina-online

15 Gusht, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka dorëzuar kërkesë për inicimin e procedurës penale kundër komunës së Tetovës dhe Çairit si dhe ndaj kryetarëve të tyre Bilall Kasami dhe Visar Ganiu, përcjell INA.

“Sot, Ministria e Punëve të Brendshme, më saktësisht Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme, në koordinim me Departamentet për Punë të Brendshme Shkup dhe Tetovë, kanë dorëzuar kërkesa deri te gjykatat themelore kompetente për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj subjekteve Komuna Çair dhe Komuna e Tetovës dhe ndaj personave përgjegjës kryetarëve të këtyre komunave V.G. dhe BK”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia njoftoi se gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës nuk është respektuar ligji për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit, edhe ate gjatë ceremonive të organizuara në të dyja komunat.

MPB theksoi se po vijon kërkimet për personin që valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në njërën prej këtyre manifestimeve dhe pas gjetjes së tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

Afrim Bunjaku

Sot varrimi i policit Afrim Bunjaku

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Afrim Bunjaku

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

hovenier qemal minxhozi

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Shqipërisë ndezën qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

policia-kosoves

Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës

borell-borel

Borrell flet me Kurtin dhe Vuçiqin për sulmin terrorist në veri

xhelal svecla

Ministri Shfeçla jep detaje nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës

policia kosoves terroristet veri

Zyrtare: Tre sulmues të vrarë, një i arrestuar, dhe 4 persona të kapur me radiolidhje

INFO

NA NDIQ