MPB: Vdekja e adoleshentit si pasojë e rënies nga lartësia

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/03/2023

“FTOHET NË BISEDË PROFESORESHA QË KISHTE SHKRUAR SE VDEKJA NË RRETHANA TË DYSHIMTA”

Obduksioni ka treguar se vdekja e adoleshentit nga Gjimnazi i Shkupit “Georgi Dimitrov” ka ardhur si pasojë e rënies nga lartësia – ka njoftuar MPB-ja, njofton KlanM.

Rasti ka shkaktuar shumë reagime në opinion, por edhe spekulime në rrjetet sociale, ndër të cilat, se vdekja ka ardhë si pasojë e drogës që është futur në pijen e adoleshentit në një lokal. Por, kjo është përgënjeshtruar nga MPB-ja.

“Më 12.03.2023 në SPB-Shkup është denoncuar se para ndërtesës në rajonin e Qendrës është gjetur i vdekur J.T (18). Është kryer ekspertiza nga zyrtarët e policisë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për obduksion, ku është konstatuar se ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga rënia nga lartësia” – thonë nga MPB.

Lajmin se adoleshentit në një lokal I është futur drogë në pije, sic percjell KlanM, nëpër rrjetet sociale e ka shpërndarë një profesore universitare. Ajo në Facebook kishte shkruar se një gjimnazist” ka vdekur nën rrethana të dyshimta. Më vonë, pas reagimeve të shumta, postimi ishte fshirë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, sic njofton KlanM, në Policinë e Shkupit është kryer bisedë zyrtare me profesoren universitare V.A, lidhur me pohimet për vdekjen e dyshimtë të gjimnazistit.

“V.A gjatë bisedës ka sqaruar se nuk ka informacione për këtë ngjarje, por se ka dëgjuar biseda nga fëmijët. Kur gazetarët përmes telefonit e kanë kontaktuar për temën, atëherë e ka kuptuar se ka bërë gabim dhe ka fshirë postimin” – thonë nga MPB.

Lidhur me këtë ngjarje, SPB – Shkup do ta njoftojë Prokurorinë Themelore Publike, për masa dhe aktivitete të mëtutjeshme. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber

Ademi: Sot populli foli

Bilall Kasami

Kasami: Dalja e votuesve e lartë, po tregohet vendosmëri për ndryshim

vlen

VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

MPB-policia-maqedonise

Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

kumanove hotel kristal

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

likov

Procesi në Likovë po zhvillohet pa pengesa. Fetai: Në zonat rurale fluksi më i madh është pas orës 15

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00

Screenshot_2024-04-24-16-05-49-430_com.facebook.katana-edit

Shefik Bajrami shkel rëndë urdhrat e Ministrisë së Brendhsme, nxjerr nga shtabi i SPB – Tetovë policët e deleguar për të qenë pjesë të shtabit

inbound2841859219809297168

MPB me detaje për disa parregullsi në vendvotime në Shtip dhe Shkup

INFO

NA NDIQ