MPJ e Maqedonisë së Veriut: I respektojmë plotësisht detyrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare

Picture of INA
INA

29/06/2024

“I respektojmë plotësisht obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare nënshkruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”, ​​tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme pasi kryeministrat e Greqisë dhe Bullgarisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Dimitar Glavçev në Samitin e BE-së në Bruksel hapën çështjen e respektimit të detyrimeve të ndërmarra të vendit në rrugën drejt BE-së, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është obligim për të dyja palët dhe po ashtu, siç thuhet në njoftim, rikonfirmojnë gatishmërinë për të shfrytëzuar mundësitë që ofron marrëveshja për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e procesit të integrimit evropian duke rrumbullakuar dhe përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme reformat e nisura për anëtarësim në BE, si prioriteti ynë kryesor i politikës së jashtme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së lidhur me respektimin e Marrëveshjes së Prespës.

Qëndrimi zyrtar i MPJ-së vjen pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ai i Bullgarisë, Dimitar Glavçev, në Samitin e BE-së në Bruksel, ngritën çështjen e respektimit të detyrimeve që vendi ka marrë me Marrëveshjen e Prespës dhe me miratimi i Kornizës Negociative me BE-në.

Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur tensionet midis tyre, të cilat erdhën pasi gjatë betimit që bëri presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, përmendi vetëm emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit, Maqedoni e Veriut.

TË FUNDIT

Takim në Tetovë mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe veprimtarit shqiptar nga SHBA, Bruno Ceka

BDI: Fushata e VLEN-it për lojërat e fatit është mashtrim publik

ASH: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Milanoviq pa dorashka: “Shantazhi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është çështje e brendshme!”

Precedent historik në Shkup: Tre muaj burg për vrasjen e qenit Felix

Krah për krah njëri – tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË