MPJ e RMV-së ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/02/2022

Në shenjë solidariteti me Ukrainën, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, transmeton TV21.

Njoftimi i plotë i MPJ, Bujar Osmani:

MPJ me ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas

24 shkurti është një ditë e trishtë për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën. Me sulmin ndaj Ukrainës, Kremlini ka shkelur edhe një herë rëndë të drejtën ndërkombëtare, me çka ka sjellë vuajtje dhe ka dëmtuar fqinjët e saj të afërt, si dhe ka shkelur sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Njëherazi, veprimet e këtilla kanë vënë në pikëpyetje rendin e paqes në kontinentin tonë. Andaj është e pajustifikueshme. Lufta dhe zjarri nuk janë shaka, ndërsa përdorimi i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të.

Sonte e ndriçuam Ministrinë e Punëve të Jashtme me ngjyrat e flamurit ukrainas, me të cilin duam të dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje dhe solidariteti me Ukrainën dhe popullin mik ukrainas, në këto momente të vështira. Popujt tanë janë të njohura për shtrirjen e dorës ndaj atyre që kanë nevojë, diçka që është shkruar edhe në histori. Ne do të bëjmë përpjekje që vuajtjet e juaja të ndalojnë.

Me këtë rast, ne edhe një herë e rikonfirmojmë mbështetjen tonë të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, si anëtare e NATO-s dhe veprues përgjegjës në komunitetin ndërkombëtar, bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake në Ukrainë si dhe kthimin e paqes.

TË FUNDIT

ANATOMIA E NJË DEBATI POLITIK

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË