MPJ: Incident gjatë një ekspozite në Selanik – të zbardhet rasti!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mbrëmë në Selanik, gjatë ekspozitës së artistit Sergej Andreevski, në galeri, kanë hyrë një grup personash të maskuar, të cilët me sjellje verbale të pahijshme dhe vulgare kanë tentuar ta ndalojnë ekspozitën, e më pas janë larguar, njofton KlanM.

Ndonëse nuk kanë demonstruar dhunë fizike apo dëme materiale, për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve verbale është thirrur policia dhe është informuar plotësisht për ngjarjen, përcjell KlanM komunikatën e MPJ-së.

Për incidentin janë njoftuar Konsullata e Përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Selanik dhe Ambasada në Athinë, të cilat menjëherë i kanë kontaktuar autoritetet kompetente të Greqisë, ndërsa për incidentin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme greke.

Gjatë ditës së sotme, sic njofton KlanM, në MPJ është thirrur Ambasadorja greke, Sofia Filipidu, me çka edhe formalisht do të shprehen pritshmëritë nga fqinji ynë që të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

zelensky tiran

Samiti i Ukrainës në Tiranë, kush janë liderët e rajonit që marrin pjesë

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

INFO

NA NDIQ