Në Ministrinë e Punëve të Jashtme u mbajt takim i nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, për përgatitjen e kornizës së re të bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm 2026 – 2030. Kjo kornizë siç njoftoi ministri i jashtëm Mucunski, duhet të jetë e harmonizuar me synimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të orientuara për fusha të rëndësishme sikurse varfëria, ndryshimet klimatike, qeverisja e së drejtës, shëndetësia, arsimi, paqja e të tjera.
“Korniza për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm është krijuar si mjet bazë për bashkëpunim mes qeverive, agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tjerë. Kjo jo vetëm që e lehtëson procesin e bashkëpunimit por vendosë themele për transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet. Përfshinë qëllime të definuara dhe masa për ndjekjen e avancimit”, tha Timço Mucunski – Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk