MPJ Maqedoni thirrje publike për diasporën për përfshirje në projektin “MKARTA”

Picture of INA
INA

15/05/2023

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur thirrje publike për qytetarët që jetojnë në diasporë, e të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit “MKARTA”, nëpërmjet së cilës do t’u lehtësohet hyrja në RMV.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut fton të gjithë të interesuarit, pjesëtarë të diasporës, të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit MKARTA, të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe letër motivuese në e-mailin [email protected] me titull MKARTA, më së voni deri më 1.6.2023”, thonë nga MPJ.

Më tej shtojnë se të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së ardhshme.

Projekti MKARTA është konceptuar si një rrjet më i gjerë që do të përfshihej në rrjedhat shoqërore në RMV dhe u prezantua në maj 2021.

“Me këtë thirrje, Ministria e Punëve të Jashtme planifikon të zgjerojë listën e personave të dalluar nga diaspora, të cilët kanë dhënë “kontribut të veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me diasporën apo shtetin në të cilin jetojnë, për përmirësimin e reputacionit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose janë ndërkombëtarisht të njohur dhe profesionistë të njohur në fushën e tyre””, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ndryshe, qytetarët që posedojnë “MKARTËN” do të kenë hyrje të lehtësuar në RMV. Pas prezantimit të projektit, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, tha se bartësit e kësaj karte nuk do të kenë privilegje të diplomatëve. Ai deklroi se ambasadat e RMV-së do t’i identifikojnë këta persona dhe do t’ia propozojnë ministrisë.

TË FUNDIT

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Haraçina

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË