MPJ njofton: 9 shtetas të RMV-së në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/02/2023

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Ankara dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, po ndjek nga afër situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit të fortë mëngjesin e sotëm, dhe raporton vazhdimisht për situatën në zonat e rrezikuara.

Informacionet nga terreni tregojnë për një tërmet jashtëzakonisht të fortë me pasoja të mëdha për jetën e njerëzve të gjetur në rajonin e prekur; një numër i madh viktimash që i kalon disa qindra qytetarë, një numër i madh i të lënduarve si dhe dëme të rënda materiale që e komplikojnë situatën në terren.

Përfaqësitë tona pasi u informuan, kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe një mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”. Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: një student ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është në kujdes nga personeli mjekësor, duke u rikuperuar – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjë nga studentët dhe mentori nuk janë në rrezik.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për shtetas të tjerë tanë që janë në rrezik, apo që kanë nevojë për ndihmë, por përfaqësitë tona mbeten në komunikim të vazhdueshëm si me institucionet kompetente të Turqisë ashtu edhe me qytetarët tanë të cilët janë të informuar për situatën në terren. Pas instruksionit të MPJ-së, tashmë në rajon është dërguar një diplomat nga Ambasada në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të siguruar informacione direkt nga terreni, në zonat më të goditura.

Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup, 38975273732

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arsim sinani

Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë

Dodik

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Pançe Toshovski

Toshkovski: Për momentin nuk ka shkelje të procesit zgjedhor

mos voto

“Mos voto”, thirrjet e çuditshme të vendosura në veturat e Çairit

sonja biserko

Biserko: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Sigurimit përjetoi një shuplakë në fytyrë/ Ja si e quan Vulinin dhe Dodikun

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 3.85% votuan deri në ora 09:00

leternjoftime

Ministria e Brendshme do të lëshojë dokumente personale edhe sot

fletvotime-zgjedhje

Në Tetovë të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë

avokati-popullit

Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportimin e shkeljeve të të drejtave të votës

INFO

NA NDIQ