MPJ për minoritetin maqedonas në Shqipëri: Deklarohuni maqedonas në regjistrim!

ina-online
ina-online

16 Shtator, 2023

Në lidhje me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, i cili fillon më 18 shtator dhe do të kryhet për gjashtë javët e ardhshme, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut inkurajon të gjithë maqedonasit në Shqipëri që lirisht të shprehin përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri, përcjell INA.

“Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, në mënyrën se si u arrit në Maqedoninë e Veriut dhe që përfaqëson një trashëgimi autentike të paçmuar politike dhe kulturore. Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojal të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm do t’u mundësojë atyre, përmes shprehjes së lirë të identitetit të tyre, të konfirmojnë përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, fetare dhe identitare. Kjo do të konfirmojë edhe më shumë rolin e komunitetit etnik maqedonas në Shqipëri, në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve”, thuhet në MPJ.

Nga aty kujtojnë se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende me marrëdhënie miqësore të jashtëzakonshme”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, për çështje që prekin çështjet e identitetit. Vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

LD Levizja Demokratike

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

INFO

NA NDIQ