MPJ tërheq ambasadorin nga Praga, prezantoi gruan e tij si atashe!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

Sashko Todorovski nuk do të shërbejë më si ambasador në Republikën Çeke. Ai është tërhequr dhe kthyer në shtëpi. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani informoi se në mes të mandatit Todorovski u tërhoq për shkak të një numri parregullsish në punë.

“Ka konstatime të parregullsive në punë, ka pasur prezantim të rremë të gruas si atashe kulture në Pragë, nuk janë respektuar udhëzimet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ky është një proces më i gjatë në të cilin është kryer procedura”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani iu referua edhe akuzave të VMRO- DPMNE-së për, siç vlerësuan nga partia, zgjedhjen katastrofike në emërimin e ambasadorëve të ri. Kjo erdhi pasi disa media raportuan se ish-drejtori i TEC Manastirit, Vasko Kovaçevski, do të jetë propozim për ambasador në Paris në vend të Viktor Dimovskit. Përveç tij, thuhet se ish ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski do të shkojë si ambasador në Beograd, Andrej Zhernovski në Bukuresht. Nga VMRO gjithashtu thanë se Jakup Rexhepi, i cili ka lidhje familjare me ministrin Fatmir Besimi, është propozim për Sarajevën. Sipas ministrit Osmani, akuzat e opozitës po dëmtojnë imazhin e diplomacisë së Maqedonisë.

“Nuk do të lejoj që shkrues të fjalimeve partiake të diskreditojnë njerëzit në bazë të informacioneve të rreme që vijnë nga kanale të ndryshme dhe të dërgojnë mesazh të keq në vendet që duhet të japin pëlqime”, tha Osmani.

Sipas MPJ-së, spekulimi publik i VMRO- DPMNE-së me informata nga seanca të mbyllura të Qeverisë, paraqet shkelje të rëndë të ligjit dhe është një skandal diplomatik që minon qëndrimet shtetërore. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cccc-600x360

Përplasje Zagreb-Beograd, kryediplomti kroat: Serbia e obsesionuar me Kroacinë, Vuçiq histerik

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

dokumente pasaporta

Qytetarët e Shkupit mund të kontrollojnë online nëse pasaporta e tyre është gati

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

Talat Xhaferi

Xhaferi në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BERZH-it

Izet Mexhiti

Mexhiti mesazh Grubit: S’jemi derivat i Dik Martit dhe shtëpive të verdha

Taravari Gostivar

Halil Snopçe u caktua kryetar i shtabit zgjedhor të degës së ASH në Gostivar

Arben Taravari3

Taravari: Maqedonia një herë ka zgjedhur president në Kuvend, pse mos ta bëjmë sërish!

bdi kryesia

BDI e vetme apo bashkë Selën në zgjedhje, në lojë edhe emra tjerë?!

INFO

NA NDIQ