Mrekulli: Mjeke dhe nënë brenda ditës, vajza mbron tezën e diplomës e shkon të lindë më pas

Ajo mbrojti tezën e saj mes dhimbjeve të lindjes në Universitetin e Perugias dhe më pas vrapoi në spital me partnerin e saj dhe solli në jetë vajzën e saj: Vittoria.

Kjo është historia e Benedetta Santoro, 24-vjeçarja nga Pieve Santo Stefano (Arezzo), e cila u bë mjeke dhe nënë në të njëjtën ditë.

Siç raportohet nga La Nazione, të martën më 15 nëntor, Benedetta shkoi në Perugia për të mbrojtur tezën e saj të diplomës, e shoqëruar nga partneri i saj Davide Ceçherini, nga Pieve Santo Stefano.

Megjithatë, sapo ajo mbërriti, kontraktimet filluan. Me marrjen në dijeni të situatës, komisioni i diplomimit ndryshoi formacionin dhe i dha përparësi. Pas diskutimit të tezës së diplomës në Shërbimet Sociale dhe shpalljes doktoreshë, Benedetta-s iu desh të nxitonte për në spitalin e Città di Castello ku, pak më vonë, lindi Vittoria.

“Mirë se erdhe Vittoria dhe ne tani kemi një bashkëqytetare të re që ka bërë historinë në mënyrën e saj. Kur një jetë e re del në dritë është një shkak gëzimi dhe gjithmonë një shenjë shprese. Urimet më të mira nga thellësia e zemrës sime!” komentoi Claudio Marcelli , kryebashkiak i Pieve Santo Stefano.