Mrekullia e shqiptarit, ‘mbret’ në Zvicër…

0

I përkryer si sulmues. Nuk ka më shumë se 21 vjet! Është fjala për djaloshin nga Kosova, Albian Ajeti, futbollist i skuadrës së mirënjohur në Zvicër, Baseli. Ajeti është mbret i shënuesve në elitën e futbollit zviceran. Ai është shënuesi më i mirë në kampionat, me 17 gola të realizuara, dy më shumë se Guillaume Hoarau i Young Boysit. Ajeti dëshmoi klasin e tij edhe në takimin e fundit të kampionatit, duke shënuar për Baselin.

Në stadiumin “St. Jakob Park”, para 25161 shikuesve, Baseli barazoi me rezultat 2:2 me Luzernin dhe janë nënkampion të Zvicrës. Golat i shënuan për Baselin: Elyounoussi (17’) e Ajeti (82’) dhe për Luzernin: Schulz (9’) e Schürpf (85’). Ajeti luajti titullar për Baselin, kurse Shkëlqim Demhasaj e Idriz Voca standardë për Luzernin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 81-të. Baseli përfundoi në vend të dytë me 69 pikë, ndërsa Luzerni është i treti me 54 sosh.

Shënuesit më të mirë

Ajeti (Baseli) 17

Hoarau (Young Boysi) 15

Nsame (Young Boysi) 13

Spielmann (ThunI) 13

Assale (Young BoysI) 12

Frey (Zurich) 12