MSH: Të pavaksinuar janë 69 për qind e rasteve të reja me Kovid-19 dhe 81 për qind e të hospitalizuarve

Në periudhën prej 6 gushtit deri dje, në territorin e shtetit, pozitivë me Kovid-19 janë konfirmuar 58.276 qytetarë, prej të cilëve 17.896 apo 31 për qind ishin të vaksinuar plotësisht. Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës për muajt e kaluar, 40.380 qytetarë, përkatësisht 69 për qind e rasteve pozitive me kovid-19 nuk ishin të vaksinuar. përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar është e madhe. Nga 468 për momentin pacientë të hospitalizuar, 91 janë plotësisht të vaksinuar, tregon analiza që sot e publikoi Ministria e Shëndetësisë.

Të vaksinuar, siç ceket, konsiderohen personat të cilëve u janë aplikuar dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës.