Aktivistët e BDI-së në Saraj në hall, “Msusi” a “Blerimi”?!

ina-online
ina-online

6 Gusht, 2023

Aktivistë të BDI-së nga Saraji ka shkruar në adresë të INA se janë në hall se çka po ndodhë në degën e tyre, pas ndarjeve që ndodhin me grupin tashmë të shuar të “zjarrit”.

“Ne jemi në hall. Doli i pakënaqur Blerim Bexheti dhe Ali Ahmeti në stilin e njohur duke mos iu nënshtruar presioneve dhe kushtëzimeve e solli Rafis Halitin-Msusin si koordinator të degës. Tash nuk e dijmë se çka do të ndodhë dhe kush do ta marr primatin në degë, pasi që ka pretendentë të rinj për të udhëhequr përpara”, shkruan një aktivist i kësaj partie në adresë të INA.

“Grupi i zjarrit” ku ndër të cilët ishte edhe Blerim Bexheti si sekretar organizativ i BDI-së kishte shprehur pakënaqësi duke shprehur kritika ndaj ekzekutivit të kësaj partie në organet e pushtetit qendror. Por megjithatë funksionarët e lartë të kësaj partie nga kjo zonë përfshirë zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepin si dhe drejtor të tjerë mbetën në anën e kreut të BDI-së, që nuk ishte pajtuar me vendimet e “Grupit të Zjarrit”. Tensionet dhe padurueshmëritë brenda strukturës së kësaj partie ende janë në nivelin e njejtë, pavarësisht se ka një dakordim të Ahmetit me Bexhetin dhe pjesën tjetër të strukturës së të pakënaqurëve të “zjarrit” që nuk iu bashkuan Izet Mexhitit në formimin e subjektit të ri politik. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vmro

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

fadil zendeli

Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

derivate nafta dizeli benzin

Bie çmimi i benzinës në Maqedoni

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

INFO

NA NDIQ