VMRO-DPMNE thotë se është e befasuar nga qëndrimet e ASH-së për tu bërë pjesë e qeverisjes aktuale.
Nënkryetari i kësaj partie, Timço Mucunski është e palogjishme që një parti opozitare që ashpër ishte kundër BDI-së, tani po bëhet gati për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes.
“Qëndrim i Aleancës për Shqiptarët më befasoi shumë, sepse para së gjithash, ajo është një parti politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte qasje opozitare ndaj BDI-së. Ajo është parti politike e cila viteve të fundit gjithnjë i theksonte mangësitë në qeverisjen e BDI-së dhe LSDM-së dhe tani përnjëherësh të hyni në një qeveri e cila nuk do të zgjas hëm shumë se një vit…mua më shqetëson veprimi i tyre opozitar, kuptohet derisa vendosin që të jenë pjesë e qeverisë aktuale”, deklaroi Mucunski.(INA)