Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski deklaroi për Kanal5 ka theksuar se VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai madje shtoi se edhe VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ne nuk kemi hequr dorë nga kjo, nuk mund ta përjashtojmë atë çështje. Është detyrë e opozitës që vazhdimisht të kërkojë zgjedhje, siç bëjmë ne, të marrim masa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ne jemi gati për zgjedhjet parlamentare nesër. Tashmë kemi një koncept për programin tonë në fushën e politikës tatimore, në fushën e politikës së tërheqjes së investimeve të huaja, arsimit, shëndetësisë. Tashmë jemi duke menduar për këto tema”, ka përfunduar Mucunski, duke shtuar se Qeverinë e ardhshme do ta formoj VMRO-DPMNE. (INA)