Muhamed Ali nga koalicioni VLEN është drejtori i ri i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), njoftoi drejtori i mëparshëm i këtij institucioni, Stojançe Angelov.
Angelov ka kaluar si drejtor i ri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Qeveria e emëroi Angelovin në këtë pozicion në vend të Xhevat Selami nga Koalicioni “VLEN”, i cili është në arrest shtëpiak në hetimin për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars ku humbën jetën 62 persona.(INA)