Muhamed Zekiri sot sërish në gjykatë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e i ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, njofton Portalb.mk.

Në seancën paraprake, gjykimi nisi nga fillimi, pasi kanë kaluar 90 ditë prej seancës së fundit kur është mbajtur.

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zeqiri tha se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike.

Zeqirit më 9 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila në qershor të këtij viti për shkaqe shëndetësore iu zëvendësua me arrest shtëpiak.

Gjyqi drejtohet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

17 milionë euro për zgjedhjet

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

Afrim Gashi

Gashi: Është momenti që ta përmbyllim një cikël të errët të jetës tonë, dhe t’i japim mundësi shpresës, suksesit!

Taravari

Taravari: Edhe sondazhi i Debat Plus shpalli fitues opozitën shqiptare VLEN, ndryshimi ka nis!

Qeveria talat xhaferi

Nga mbledhja e gjashtë e Qeverisë, ja vendimet

talat xhaferi fondacioni albiz

Xhaferi: Investimi te të rinjtë është investim i së ardhmes

sondazhi vlen bdi debat plus

Sondazhi i Debat Plus: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet tek shqiptarët në Maqedoni?

Taravari

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

kuvendi parlamenti

Ligji i mediave kalon filtrin në komisionin parlamentar për çështje evropiane

INFO

NA NDIQ