Përveç përfaqësuesve diplomatikë nga rajoni, në ngjarjen e nivelit të lartë diplomatik që do të mbahet në Itali, është ftuar edhe Muharrem Salihu, aktivist dhe veprimtar i njohur, si dhe ish-kandidat për Parlamentin Europian.
Muharrem Salihu është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Nunciatura Apostolike në Itali dhe në Republikën e San Marinos, me rastin e zgjedhjes së Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, si At i Shenjtë i Kishës Katolike.
Ftesa zyrtare është dërguar nga vetë Imzot Petar Rajiç, Nunc Apostolik, ndërsa pritja do të mbahet më 24 qershor 2025, në ambientet e Nunciaturës Apostolike, nga ora 19:00 deri në 21:00. Ftesa është personale dhe duhet paraqitur në hyrje.
Pjesëmarrja e z.Salihut në këtë ngjarje ndërkombëtare lartëson lidershipin dhe përfaqësimin e shqiptarëve, e posqaërisht atyre në Serbi, në sferat më të larta të komunikimit diplomatik dhe ndërfetar, duke përçuar një mesazh të qartë: Shqiptarët e Sebisë janë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar dhe një zë me dinjitet në tryezat globale të bashkëpunimit dhe paqes.