Veprimtari dhe afaristi i njohur medvegjas, Muharrem Salihu është emëruar këshilltar pranë Trupit të Këshilltarëve Akademikë dhe Dekanit të Fakultetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë UNICAMPUS HETG në Gjenevë të Zvicrës.
Lajmin e ka komunikuar Salihu, përmes një njoftimi.
“Jam i kënaqur dhe krenar për emërimin tim si pjesë e Trupit të Këshilltarëve Akademikë dhe Dekanit të Fakultetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare pran UNICAMPUS HETG
www.unicampushetg.ch”, theksoi veprimtari i mirënjohur nga Medvegja që vepron dhe punon me bizneset e tij në Medvegjë dhe në Venecia, përcjell INA.
Salihu është pjesë e shumë organizmave kombëtare shqiptare, diasporës duke qenë si pjesë e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të mirënjohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbi. Ai është aktivist i shquar dhe zë i fuqishëm për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanocit, sidomos për ngritjen e zërit për diskriminimin që po i ndodhin shqiptarëve në këto vendbanime.(INA)