Muki: DUI selam ju paska bë edhe Rafis Aliti (Foto)

0

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka postuar një deklaratë të Rafis Aliti të dhënë kohë më parë për modelet zgjedhore në Maqedoni.
Në këtë deklaratë, Aliti ka mbështetur nismën që i gjithë territori i vendit një njësi zgjedhore, ndërsa listat për deputetë të jenë të hapura.
“DUI selam ju paska be edhe Rafis Aliti ;)”, ka shkruar Zekiri në rrjetet sociale në vazhdën e debateve dhe replikave për modelet zgjedhore. (INA)