Muki ‘rikthehet fuqishëm’ në kreun e LSDM-së

0

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), në vazhdën e aktiviteteve për riorganizim brenda partiak me javë të tërë ka ngelur në procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve. Burime partiake thonë se procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve do të vazhdojë sonte, në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ndërsa është shtyrë deri më tani nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev që mos të krijohen tensione brenda partiake, pasi sipas po të njëjtit burim, disa nga ish nënkryetarët nuk do të jenë më “kokat” e kësaj partie. E sigurt se nuk do të jetë zëvendës i Zaevit është ish-nënkryetarja Frosina Remenski , ndërsa pritet të kthehet sërish Oliver Spasovski dhe Muhamed Zeqiri.

Por, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në një deklaratë për gazetën KOHA, mohon të ketë konfrontime dhe pakënaqësi brenda partiake duke theksuar se në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Qendror, do të zgjedhjen të gjitha organet partiake, pa precizuar saktë se kur do të mbahet.