Mulla Zekë Berdyna, një Hoxhë që luftoi për komb e atdhe

0

Agim Ratkoceri

Një Hoxhë atdhetar , që luftojë s’pari me pushkë në dorë jo për fe , për para , për kolltuqe por për Komb Atdhe , Çakorr për Kufinjtë të Kosovës e të Shqipërisë Etnike

Në fshatin Radavc të Pejës gjendet Lagjja e Bërdynajve, e cila shtrihet rrëzë bjeshkëve të Podgurit dhe përgjatë shtratit të lumit të Drinit të Bardhë. Kjo është lagjja që i dha këtij vendi, patriotin Mulla Zekë Berdyna,një hoxhë, atdhetar i cili hapi edhr shkollën e parë në gjuhën shqipe në mejtepin e fshatit të tij të lindjës.. Ai , ishte hoxhë por edhe si komandant , që u printe aradhave vullnetare të 12 bajraqeve në vitet 1941 -1944. I cili , me pushkë në dorë mbrojti kufirin e Kosovës në Çakorr, në Hajlë e Smilevicë. Hoxhë, që luftoi kundër çetnikëve të Drazha Milajloviqit, në Pazarin e Ri e në Bihor ,në Berane e në Andrijevicë.Që pas Luftës së Dytë Botërore,hoxhë që u burgos , u persekutua në burgjet e Serbisë dhe atë të Goli Otokut, për ideale atdhetare, jo për kolltuqe,e për fe por që kurrë nuk u dorëzua.

Mulla Zekë Zymer Bërdynës pohojnë se ai u lind rreth vitit 1918 në fshatin Radavc në një familje bujare e atdhetare, e dëshmuar në kohët më të vështira të kombit tonë . Koha kur u lind dhe u rrit Mulla Zeka, përkon me kulmin e vuajtjeve dhe torturave qe i bëheshin popullit shqiptar nga armiqët e ndryshëm,pa trojet shqiptare ishin të copëtuara, popullit i kanosej ekzistenca fizike nga çetnikët sllavë, serbë e malazias
Me hapjen e parë të shkollës shqipe (mejtep) në Novosellë – Fierzë afërsisht në vitin 1924, bëhet pjesë e saj edhe pse i kaluar në moshë, nga një bari, me plot sukses i kreu mësimet fillestare ,duke e vazhduar edhe Medresenë në Pejë. Me sukses e mbaroi Medresën në Gjakovë.
“E jap dinin, por nuk e jap Drinin“

Njëri nga Zekajt e Berdynajve, i cili shkoi hapave të Mulla Zekë Zymer Bërdynaj është Mulla Sadri Zeka, hoxhë i disa fshatrave të Anadrinit, i cili thotë se është i lumtur i privilegjuar që këtë jetë , që për disa vite të ketë jetuar afër këtij imami, i cili mbi të gjitha e çmonte kombin , popullin dhe atdheun. Mulla Sadri Zeka thotë se Mulla Zekë Bërdyna në vitin 1929 , kishte pasur një rol shumë aktiv në parandalimin e shpërnguljes së shqiptareve për në Turqi. Ai së bashku me Tahir Alushin, kryefamiljar i Berdynaj kishin shkuar në Turqi, për të parë se ku po i shpërngulnin shqiptarët .Por me të a kthyer në Kosovë ju kundërvunë shpërnguljes e nëpër tubime kundërshtonin shpërngulen për në Turqi. Mulla Sadri Zeka, hoxha i tashëm nga familja Bërdynaj, kujton një herë fjalët që atëherë i kishte thënë Mulla Zekë Bërdyna “Vëllezër shëtitëm krejt Anadollin, por Kosovën kërkund nuk gjetëm. E jap Dinin, por nuk e jap kurrë Drinin“, kishte thënë atëbotë Mulla Zekë Zymër Bërdyna. . “Nuk ka fe pa vatan” kishte përsëritë shumë herë ky hoxhë mendjendritur ,që para së gjithash e donte kombin e pastaj fenë.

Në vend të shpërnguljes, atëherë ata ngritën kulla edhe më të larta , për të dëshmuar se do nguliten edhe më thellë dhe do të lëshojnë rrënjë më forta në këto troje iliro arbërore, në trojet e tyre ata ngritën kullën e re, e më pas sipas shëmbëllit të tijedhe shumë familje bënë të njëjtën gjë, kështu duke e ndërprerë shpërngulën për në Turqi, por edhe asimilimin e shqiptarëve në turq.
Mulla Zekë Zynër Bërdyna ishte po ashtu edhe një anëtar i Komitetit për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare dhe në vitin 1941 nga Kolë Biba , si administrator ushtarak inë Qeverinë e Shqipërisë Etnike, emërohet si komandant i forcave vullnetare të 12 bajraqeve, si pjesëmarrës i luftës, 1941-1945, u shqua me luftën e tij, kundër hordhive barbare sllavoçetnike, e sidomos, iu bëri rezistencë çetnikëve serbë dhe malazezë, në front që nga Pazari i Ri e gjerë në Beranë. Mund të veçohen betejat e Pazarit të Ri, Smilevicës, Kaquberrit, Shtedimit, Kollashinit por edhe në Bihor për të ndalur masakrën Bihorit (1943) ku edhe plagoset rëndë por ia del të mundi plagët. Ai kur nuk lejoi që këmbë armiku të kaloi Qafën e Qakorrit deri të Kulla e vjetër e Zhlebit kufijtë këta që ky i mbrojt fortë duke derdhë edhe gjakun e tij për komb , liri dhe vatan.
Pas Luftës së Dytë Botërore,pushteti komunist i asaj kohe , e emëron si kryetar për Komunën e Ozdrimit ,në rrethin e Pejës. Por duke ra në kundërshtim me vijat e partisë dhe të komunizmit, atë e largojnë nga kjo detyrë. Me të vërejtur dredhitë e këtij pushteti “të ri”, që e quante edhe demokratik, Mulla Zeka rikyqet në Partinë Nacional Demokratike Shqiptare.
Ku edhe edhe ky si shumë patriotë tjerë, arrestohet dhe dënohet, me kohëzgjatje prej 16 vitesh burg. Çdokund në odat shqiptare të Kosovës flitej (nga dëshmitarët e kohës) për qëndresën burrërore dhe të paparë gjerë atëherë që që tregoi në gjyqin popullor , që u mbajt në Pejë . Kështu ,një pjesë të jetës së vet e kaloi në burgjet, në atë të Pejës, të Nishit, dhe një pjesë të madhe (8 vite) në Goli Otok.

Dialogu i hoxhës me ateistin në burg

Sylë Sejdiu një nga bashkëvuajtësit e burgut me Mulla Zekën në Goli Otok, kishte shkruar shumë vite me parë, se e kishin penguar hoxhën pse ai po falej pesë herë në ditë sa ishte në burg. Njëri nga ta e kishte pyetur “Hoxha a e ke parë ndonjëherë Zotin që po i beson e po i lutësh pesë herë në ditë”. Mulla Zeka ia kishte kthyer “A e ke pa ti Marksin që po përbetohesh kaq shumë në marksizëm e leninizëm”.
Menjëherë pas lirimit nga burgu,ai kyçet në jetën dhe rrethanat e përditshme,duke bërë kështu, një simbol i qëndresës dhe i fjalës se bukur dhe të mençur në shumë oda shqiptare për bashkimin dhe unifikimin e kombit, duke i dhënë gjithëherë rëndësi parësore s,pari kombit Atdheut .Ai shte pjesëtar i Këshillit të Pajtimit të gjaqeve, ku me angazhimin dhe ndërhyrjen e tij, u arrit të pajtohen shumë raste të gjaqeve e ngatërresave të ndryshme. Fjala e tij , përcillej me vëmendje dëgjohej dhe respektohej nga të gjithë, kudo që fliste në Kosovë e më gjerë.
Komunistët në Shqipëri e detyruan hoxhën që të hiqte mjekrën

Mulla Sadri Zeka, i cili si imam erdhi pas Mulla Zekës, në atë fshat,i kujton sot edh disa nga ndodhitë që përmendën si shembuj mençurie, për Mulla Zekë Berdynajn që kishte shkuar për vizitë në Shqipëri .Pasi, njërin nga djemtë atje kishte ikur më parë, e paskan ndalë hoxhën në kufi 4-5 orë dhe më në fund i biri Mehmeti i paska thënë babait të tij se për këtë ,,është problem mjekra e tij, ngase shteti shqiptar ,nuk po lejuaka që ndonjë hoxhë më mjekër të hyjë në Shqipëri dhe se këtu po qëndrojka problemi. Atëherë Mulla Zekë Bërdyna i paska thënë të birit: “m’i bjen mjetet e rrojës se më i fortë është ligji i një shteti, sesa mjekra e një hoxhe‘ dhe kështu e paska heq mjekrën dhe ai hyn në Shqipëri për ta vizituar të birin dhe Shqipërinë të cilën e deshti aq shumë, se çdo gjë tjetër në botë.

Ata që e njohën Mulla Zekë Berdynen tregojnë se ai ishte një dashamir i arsimimit të brezave dhe këmbëngulte që femrat shqiptare të shkolloheshin.Pasiqë, që për atë kohë,kjo nuk shikohej më sy të mirë. Hoxha u thoshte. “A më mirë me i vizitu, gratë tona, motrat tona dhe nënat e juaja dr. Shantriqi (një gjinekolog serb në Pejë), apo këtë ta bëjnë si doktoresha vet çikat tona”.
Derisa hoxha i vjetër luftoi me pushkë në dorë për mbrojtjen kufirit, në Çakorr tani një pasardhës i tij nga kjo derë Mulla Sadria bashkë më anadrinasit e tjerë po protestojnë për mbrojtjen e këtij kufiri dhe kanë dalë kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, që e le Çakorrin, Zhlebin dhe shumë pjesë të tjera jashtë Kosovës.