Mund të tingëllojë ironi, por Zuckerberg përdor Signal

CEO i Facebook dhe WhatsApp, Mark Zuckerberg ka zgjedhur një tjetër aplikacion për të shmangur sulmet kibernetike. Studiuesi i sigurisë kibernetike, Dave Walker pretendon se Zuckerberg po përdor aplikacionin e mesazheve të kriptuara Signal, që në të vërtetë është një nga konkurrentët e platformave që zotëron.

“Mark Zuckerberg është mes përdoruesve, të dhënat e të cilëve u publikuan online”, – shkruan Walker në Twitter, teksa shton se zbulimi i tij më i fundit është lidhja e numrit të telefonit të Zuckerberg me një llogari në Signal.

Risjellim në vëmendje se përditësimi i politikave të privatësisë së WhatsApp, që fillimisht u planifikua se do të vihej në zbatim më 8 shkurt, u pezullua pas reagimit të publikut.

Ironike kur mendon se edhe Zuckerberg është mes miliona përdoruesve, të dhënat e të cilëve u bënë të aksesueshme para pak ditësh.

Apo jo?

Mapo Al