Mundësi të reja për bashkëpunim biznesor midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Picture of ina-online
ina-online

27/09/2024

Në Shkup sot u realizua forumi për investime dhe tregti mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, forum i cili mblodhi së bashku kompani nga të dy vendet dhe ofroi një platformë të shkëlqyer për rrjetëzim, shkëmbim idesh dhe eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunime.

Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra në fjalimin e tij potencoi angazhimin e vazhdueshëm të Odës për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe rëndësinë e shkëmbimit tregtar dhe partneriteteve me kompanitë turke.

“Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë vazhdon të rritet, duke reflektuar angazhimin për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve. Gjatë periudhës nga janari deri në korrik të vitit 2024, eksporti arriti në 94,5 milionë euro, ndërsa importi në 422,6 milionë euro. Këto të dhëna tregojnë potencialin e madh për rritje të mëtejshme në tregtinë tonë me Turqinë”, theksoi Kryetari Qyra gjatë fjalimit të tij.

Forumi ofroi edhe mundësi rrjetëzimi për kompanitë e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, ku u përfshinë të gjitha sektorët. Në B2B morën pjesë edhe disa kompani anëtare të OEMVP-së, të cilët përfaqësuan interesat e sektorit të biznesit nga Maqedonia e Veriut. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të mbështesë bizneset vendore në ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare, duke u ofruar atyre mundësi për të zgjeruar veprimtarinë e tyre dhe për të zhvilluar marrëdhënie të reja bashkëpunimi me tregje të rëndësishme.(INA)

TË FUNDIT
37 minuta
Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë
42 minuta
Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
47 minuta
Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike
50 minuta
Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë
1 orë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

ME TE LEXUARA

23 orë
Shtrenjohet jeta për çdo muaj në Maqedoninë e Veriut
14 orë
Toshkovski: MPB drejton të gjitha kapacitetet e saj në luftën kundër korrupsionit
20 orë
Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!
47 minuta
Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike
17 orë
Publikohet raporti për foshnjën e vdekur 14-muajshe, ja detajet
23 orë
Rastet “Alfa” dhe “Monstra”, Kasami: Do të ketë rishikim të të gjithë atyre proceseve

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë

ksamil saranda

Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët

leku-shqiptar

Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike

Foto:Ilustrim

Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë

kushtetuesja 2024

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

paraburgim-1

Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal

pare-euro

Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

antonio milloshoski

Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

INFO

NA NDIQ